Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 17:05

4 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 338 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Bëhet fjalë për një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.