Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 17:05

E fundit/ 167 raste të reja me Covid në vendin tonë, 88 vetëm në këtë qytet

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 14 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 862 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 167 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 88 raste në Tiranë, 11 raste në Durrës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 8 raste në Korçë, Fusharrëz, 6 raste në Krujë, 5 raste në Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Berat, 3 raste në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malsi e Madhe, Memaliaj.

46 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.