Dy ditë më parë u bë i ditur rasti i 13-vjeçares së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë, me argumentin se është koha e mjaftueshme për akt ekspertimin mjeko-ligjor të vajzës.
Gazetarja e "Abc News", Lediona Xheladinaj ka mësuar se 46-vjeçari ka shpërthyer në lot para gjyqtarit dhe e ka mohuar akuzën.
“Nuk e kam bërë atë veprim! Kini mëshirë”, është shprehur ai.
Kujtojmë se ishte 13-vjeçarja ajo që e ka denoncuar në polici. Ajo qëndronte në shtëpinë e abuzuesit pasi ishte shoqe me vajzën e tij, por edhe nga pamundësia ekonomike e familjes së saj.
Burimi: "Abc News"
