Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 16:04

Abuzoi seksualisht me të miturën, zbardhet dëshmia e 46-vjeçarit në Pogradec: Kini mëshirë

Dy ditë më parë u bë i ditur rasti i 13-vjeçares së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë, me argumentin se është koha e mjaftueshme për akt ekspertimin mjeko-ligjor të vajzës.

Gazetarja e "Abc News", Lediona Xheladinaj ka mësuar se 46-vjeçari ka shpërthyer në lot para gjyqtarit dhe e ka mohuar akuzën.

“Nuk e kam bërë atë veprim! Kini mëshirë”, është shprehur ai.

Kujtojmë se ishte 13-vjeçarja ajo që e ka denoncuar në polici. Ajo qëndronte në shtëpinë e abuzuesit pasi ishte shoqe me vajzën e tij, por edhe nga pamundësia ekonomike e familjes së saj.

Burimi: "Abc News"