Aktorja turke Gozde Mutluer i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, Kaan Karsan. Ka qenë vetë çifti që ka publikuar në Instagram foto nga dita e tyre më e bukur.

Gozde u shfaq elegante me fustanin e bardhë teksa kishte ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve.

"U martova me partnerin tim", shkroi aktorja krah njërës foto ku shfaqej e përqafuar me Karsan.

Ndërsa partneri i saj publikoi një foto të tyre në makinë dhe shkruajti: “E dua shumë këtë vajzë dhe doja të bëhej gruaja ime”.

Gozde Mutluer, 28 vjeç është e njohur për shqiptarët për rolin e Aslit në serialin "Lale Devri" dhe rolin e Jamurit në serialin "Mos u dorëzo".





