Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 12:12

Dita e parë e shkollës/ Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi rezultojnë pozitiv me Covid

Sot ka nisur dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, ndërkohë raportohet se një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër.

Ministria e Arsimit bën të ditur se mësuesja dhe sekretarja do të zëvendësohen dhe do të merren masat e nevojshme për izolimin e virusit.

Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.