Sot ka nisur dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, ndërkohë raportohet se një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër.
Ministria e Arsimit bën të ditur se mësuesja dhe sekretarja do të zëvendësohen dhe do të merren masat e nevojshme për izolimin e virusit.
Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
