Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 11:11

'Emocion i rrallë', Rama shoqëron Zahon në ditën e parë të shkollës

Sot të gjithë nxënësit kanë nisur ditën e parë të shkollës, ndër to edhe djali i kryeministrit Rama. Zaho shkon në klasë të parë dhe për kryeministrin ky është një emocion i rrallë.

Kështu shprehet Rama në postimin e fundit në rrjete sociale ku shfaqet Zaho duke shkuar në shkollë, me çantë dhe një buqetë me lule në duar.

"Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë", shkruan Rama.