Nga Shqipëria / E Hënë 14 Shtator 2020, 11:11

Zaho fillon klasën e parë, Rama: Pushimet mbaruan, një vit i mbarë për të gjithë

Sot ka nisur viti i ri arsimor për të gjithë nxënësit. Djali i kryeministrit Rama, Zaho shkon nesër për herë të parë në shkollë. Kryeministri ka publikun mesazhin informues të ministres së arsimit Besa Shahini për t’i uruar të gjithë dhe Zahon për vitin e ri shkollor.

“Pushimet mbaruan nesër nis shkolla, qoftë një vit i mbarë e me shëndet për të gjithë”, shkruan Rama. 

Pak ditë më parë Rama u shpreh se si të gjithë fëmijët e tjerë edhe Zahos është e vështirë t'i shpjegosh se pse duhet të rrijë larg shokëve.

"Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun, pse duhet t'i rrish shokut larg. Pse duhet të mbash maskën, pse duhet të lash duart vazhdimisht etj. Hajde shpjegoja. Ndërkohë që i gjithë shpjegimi jonë është foli shokut, rri afër shokut, jepi dorën shokut", u shpreh Rama.