Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme. Në autostradën Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur dy automjete.
Një makinë "Mercedes-Benz' dyshohet se ka përplasur një mjet "Volkswagen", me të cilin udhëtonin 4 vajza. Si pasojë e goditjes së rëndë, vajzat janë bllokuar brenda mjetit.
Ato janë nxjerrë jashtë nga forcat zjarrëfikëse, por fatkeqësisht dy prej tyre kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Dy vajzat e tjera po marrin mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime nga policia kanë thënë për "tvklan.al" se shoferi i mjetit tip “Benz” ka qenë në gjendje të dehur. Nga testi i alkoolit ka rezultuar se ai kishte konsumuar alkool në masën 0.93 mg/l sipas testit të parë dhe 0.99 mg/l sipas testit të dytë.
Burimi: "Tv Klan"
