Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Amar.

Olta ende nuk e ka zbuluar portretin e vogëlushit, megjithatë nuk i ka kursyer postimet pranë tij në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, ajo ka publikuar videon më të ëmbël me të.

Në videon në fjalë shihet dora e vockël e Amarit, i cili prek të ëmën dhe kjo e fundit e sheh e buzëqeshur.






