Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 334 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Bëhet fjalë për një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça.
Aktualisht në të dy spitalet covid po marrin trajtim mjekësor 178 pacientë, nga të cilët 19 në terapi intensive dhe 9 në intubim.
