Nga Shqipëria / E Diel 13 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 168 raste të reja me Koronavirus në vend, këto janë qytetet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 877 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 168 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 në Tiranë, 18 në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë, nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.