Nga Shqipëria / E Diel 13 Shtator 2020, 14:02

Ishte infektuar me Covid, humb jetën kirurgu i Sanatoriumit

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Këtë të dielë ka humbur jetën kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale!Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithë populli!Te qoftë dheu i lehtë,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.