Nga Shqipëria / E Diel 13 Shtator 2020, 13:01

U infektua me Covid, 'Sadna' shfaqet e transformuar, ja gjendja shëndetësore e aktores

Aktorja indiane, Sara Khan e njohur nga të gjithë si "Sadna" e "Bidaait", është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo pak ditë më parë përmes një postimi në Instagram ku shkruante se është karantinuar.

Sara po e kalon karantinën në shtëpinë e prindërve të saj dhe së fundmi publikoi një foto ku informonte fansat për gjendjen e saj shëndetësore.

Aktorja shkruan se është mirë, por në foto shfaqet e transformuar në pamje, e lodhur, me rrathë poshtë syve dhe jo në formën e saj më të mirë.

"Doja t’ju tregoja se jam mirë dhe inshallah shërohem sa më shpejt nga ky virus idiot. Jam e bekuar që kam urimet, dashurinë, kujdesin dhe suportin tuaj", shkruan Sara krah kësaj fotoje.

Aktorja është kujdesur të mbajë distancën nga prindërit dhe motrat. Një nga motrat e saj publikoi një video ku Sara shihej me maskë duke mbajtur distancë.