Një nga aktoret më të njohura në Turqi ka humbur fëmijën e saj në muajin e dytë të shtatzënisë. Bëhet fjalë për aktoren Yasemin Ozilhan, e cila ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Mediat turke raportojnë se aktorja 35-vjeçare e ka humbur fëmijën për shkak të një problemi gjatë shtatzënisë.

Yasemin është e martuar me biznesmenin Izzet Ozilhan. Çifti janë prindër të dy vajzave binjake dhe po prisnin plot emocion fëmijën e tyre të tretë.

Aktorja ende nuk ka bërë një deklaratë publike pas lajmit tronditës.

Yasemin do të jetë protagoniste në serialin “Doktori i mrekullive” që do të transmetohet në TV Klan.







