Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu në shkurt të këtij viti u ngjit në skenën në skenën e "Sanremos", duke realizuar kështu një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Alketa tërhoqi vëmendjen e të gjithë italianëve me italishten e saj të përsosur dhe elokuencën në të folur duke bërë që të gjithë mediat italiane të shkruanin për të.

Bëhet e ditur se Alketa do të rikthehet sërish në "Sanremo" në vitin e ardhshëm 2021, edicion i cili do të mbahet nga 2 deri në 6 mars.

Sipas revistës "Chi", Alketa në edicionin e ardhshëm do të ketë një rol të sajin.

"Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë ndër paraqitjet në kast edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin", shkruan Chi.

Gjithashtu edhe Revista Optima thotë se Alketa, kësaj radhe nuk do të mbështesë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus, por do të ketë hapësirën e saj dhe një rol “të gjithin për të”.
Burimi: Anabel.al




