Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Gramsh ku brenda 24 orëve kanë humbur jetën nga koronavirusi nusja dhe vjehrra.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News, se në këtë familje kanë qenë tre pjesëtarë të infektuar nga Covid-19, vjehrra, nusja dhe bashkëshorti i 55-vjeçares.
Mësohet se koronavirusi i ka marrë jetën vjehrrës, 78 vjeç dhe nuses, 55 vjeç. Ndërkohë raportohet se edhe bashkëshorti i 55-vjeçares aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
