Nga Shqipëria / E Diel 13 Shtator 2020, 09:09

Infektohet me koronavirus futbollisti i Kombëtares shqiptare

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Ylber Ramadani është infektuar me Koronavirus. Sipas mediave 24-vjeçari është infektuar me COVID-19 kur u nis për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e kuqezi për ndeshjet e Nations League. 

Sipas raportimeve që vijnë nga Danimarka, Ramadani ishte regjistruar si i infektuar në Shqipëri, ku qëndroi në izolim për një javë. Tani ai është në Danimarkë, por nuk lejohet ende të luajë në elitën e futbollit danez.

Sipas klubit Ramadani ka qenë pa simptoma, po vijon stërvitjen i vetmuar, por duhet t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi para se të mund të marrë pjesë në një ndeshje.