Butrint Imeri i ka bërë të gjithë kurioz me postimet e tij të fundit në Instastory pasi këngëtari shfaqet në Paris në shoqërinë e një vajze. Fillimisht kjo u kuptua nga një video ku në makinë dallohej qartë hija e një vajze që e regjistronte.

Më pas këngëtari publikoi një video tjetër nga dhoma e hotelit ku po qëndronte dhe në ballkon shihej duke marrë rreze dielli sërish e njëjta vajzë.

Shumë shpejt fansat e Butrintit kanë mësuar se vajza që po e shoqëron atë është modelja Evy Viero. Modelja gjithashtu ka postuar foto ku shihet në të njëjtin vend me Butrintin dhe ka vendosur vendndodhjen Paris.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Butrinti dhe Evy u përfolën për një lidhje pas klipit "Dream girl", ku ajo ishte protagoniste.








