Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shtator 2020, 16:04

Prej 2 javësh i shtruar tek Infektivi, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi nga Pogradeci

Koronavirusi i ka marrë jetën një mësues nga Pogradeci. "Shqiptarja" raporton se ka ndërruar jetë këtë të shtunë Leonard Xhemollari.

44-vjeçari nga Udenishti ishte i shtruar në Tiranë prej dy javësh.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 44-vjeçari u infektuar në Ohër ku ishte me pushime. Gjithashtu ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese të cilat i kanë rënduar gjendjen e tij shëndetësore.