Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 164 raste të reja sot, 3 qytetarë humbin jetën nga Covidi, ja qytetet më të infektuara

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 12 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 872 testime dhe janë konfirmuar 164 raste të reja pozitive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, nga 5 raste në Elbasan dhe Vlorë, 4 raste në Gramsh, nga 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, nga 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës dhe Bulqizë.

51 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6494 numrin e të shëruarve. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Për fat të keq, 3 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë një 47-vjeçar nga Pogradeci, një 78-vjeçar nga Fieri dhe një 87-vjeçar nga Gramshi.