Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shtator 2020, 12:12

E rëndë në Pogradec/ 46-vjeçari abuzon seksualisht me 13-vjeçaren, ajo e denoncon në polici

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Pogradec. Një vajzë 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë.

"Abc News" ka bërë me dije se 46-vjeçari, Blerim Bizgjoni ngacmonte vazhdimisht seksualisht vajza të mitura të zonës. Ai është arrestuar nga policia pasi 13-vjeçarja e ka denoncuar në polici. Ajo ka rrëfyer se është abuzuar shpesh nga Bizgjoni.