Gala, vajza e Robert Aliajt, u shpall mbrëmjen e djeshme fituese e "The Voice Kids" në Belgjikë. Ajo interpretoi këngët "Goodbye Yellow Brick Road" nga Elton John dhe "Make you feel my love" nga Adele.

Ajo ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin dhe performancat e saj, duke marrë kështu trofeun. Gjatë kohës që Gala ishte në skenë, përpos magjisë që dhuroi, kamerat kanë pikasur një detaj të veçantë.

Ajo mbante në dorën e saj një unazë patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë. Ky gjest i veçantë flet shumë për dashurinë e madhe që Gala ka për origjinën e saj.






