Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shtator 2020, 10:10

Prej kohësh në një lidhje, zbulohet i dashuri i Adelina Berishës

Këngëtarja bukuroshe shqiptare, Adelina Berisha është shumë e rezervuar rreth jetës së saj private. Mirëpo së fundmi "Prive" ka bërë me dije se ajo është prej kohësh në një lidhje.

Partneri i saj quhet Denis Tolaj. Ai ka një profil privat në Instagram dhe në bio-n e tij ka të shënuar shkronjën A për këngëtaren.

Adelina nuk ka publikuar kurrë foto me partnerin në fjalë, pasi mundohet ta mbajë sa më larg mediave dhe publikut.