Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Shtator 2020, 09:09

Vrau të shoqen, 32-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm

Një 32-vjeçar shqiptar në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Qarkut Landau. Ai ka qëlluar 3 herë me armë zjarri të shoqen, nëna e dy fëmijëve të tij (7-9 vjeç).

Ngjarja ka ndodhur në makinë, teksa gruaja ndodhej në ulësen e pasme. Sipas gjyqtarëve, motiv për krimin ka qenë xhelozia. 32-vjeçari kishte frikë mos ndahej nga e shoqja dhe fëmijët.

Viktima është gjetur në shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Autori i krimit kishte dhe precedentë të mëparshëm penalë. 

Burimi: "Abc News"