Një 32-vjeçar shqiptar në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Qarkut Landau. Ai ka qëlluar 3 herë me armë zjarri të shoqen, nëna e dy fëmijëve të tij (7-9 vjeç).
Ngjarja ka ndodhur në makinë, teksa gruaja ndodhej në ulësen e pasme. Sipas gjyqtarëve, motiv për krimin ka qenë xhelozia. 32-vjeçari kishte frikë mos ndahej nga e shoqja dhe fëmijët.
Viktima është gjetur në shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Autori i krimit kishte dhe precedentë të mëparshëm penalë.
Burimi: "Abc News"
