Gala, vajza e Robert Aliajt është shpallur fituese e "The Voice Kids" në Belgjikë. Ajo ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin dhe performancën e saj që në fillim të konkurimit.

Roberti ka ndarë në rrjete sociale pamje nga momenti magjik i së bijës, e cila e ka bërë shumë krenar.

"Dhe fituesja e "The voice" është Gala Aliaj: Kampione", ka shkruar Roberti.





