Moderatori i njohur Alban Dudushi ka rreth 20 vite karrierë në "Top Channel". Mirëpo pak kohë më parë u përfol se ai mund të largohet.

Githçka nisi nga një video e publikuar nga e shoqja, Bieta Sulo në Instagram. (Lexo këtu) Së fundmi, "Revista Who" ka bërë me dije se Albani do të largohet drejt "Vizion Plusit", ku nuk dihet ende se ç'format do të drejtojë.

Burime për këtë media kanë konfirmuar se moderatori është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e këtij televizioni dhe zonën rreth tij, nën shoqërinë e drejtuesve.




