Nga Shqipëria / E Premte 11 Shtator 2020, 21:09

'Mimoza Llastica' bën gjestin human për shqiptarët në kohën e Koronavirusit

Aktorja Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila mbahet mend për rolin e saj si Mimoza Llastica, ka bërë një gjest të madh për shqiptarët në periudhën e Koronavirusit.

Përmes ambasadës shqiptare në Bern, Zhaklina ka dhuruar disa respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi", në ndihmë të të infektuarve me Covid-19.

“Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, ka njoftuar Ambasada e Shqipërisë në Bern.

Burimi: "Ballkan Web"