Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri ndodhet aktualisht në Paris, i shoqëruar nga një vajzë misterioze.

Ditën e djeshme ai publikoi një video nga makina, ku dallonte qartë hija e saj që e regjistronte. Butrinti nuk ka treguar se kush është vajza në fjalë, mirëpo duket se nuk ka ndërmend t'i lërë "ngacmimet".

Sot ai ka publikuar një video tjetër nga dhoma e hotelit ku po qëndron. Ai del në ballkon, ku shihet shoqëruesja e tij teksa merr rreze dielli. Nuk dihet se ç'lidhje ka këngëtari me të por së bashku në Paris? Kjo duket pak e dyshimtë!








