Gazetari i njohur Sulejman Gashi është ndarë nga jeta këtë të premte. Lajmin e hidhur e ka dhënë i biri, me anë të një statusi në rrjete sociale.
Gashi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën. Gazetari jetonte prej vitesh në Amerikë.
“Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, ka njoftuar i biri.

