Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 11 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 875 testime dhe janë konfirmuar 161 raste të reja pozitive me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, nga 10 raste në Durrës dhe Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malsi e Madhe, Shijak dhe Maliq.
97 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Për fat të keq, 3 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë një 80-vjeçar, një 82-vjeçar dhe një 90-vjeçar.
