Nga Shqipëria / E Premte 11 Shtator 2020, 16:04

A do të kemi vjeshtë këtë shtator? Përgjigjen e jep meterologia e njohur

Në një intervistë, në A2CNN, meteorologia e Meteoalb, Tanja Porja tregoi se pyetja më e shpeshtë që po i drejtohet asaj dhe meteorologëve të tjerë gjatë këtyre ditëve është nëse do ketë vjeshtë këtë shtator, duke qenë se temperaturat vazhdojnë ende të jenë të larta. Meteorologia u shpreh se pas datës 20 shtator temperaturat do të bien. Rreshjet do i mungojnë shtatorit.

A do shohim vjeshtë në këtë shtator?

Tanja Porja: Kjo është pyetja më e shpeshtë që marrim gjatë këtyre ditëve, nuk janë temperatura të shtatorit por do jenë prezente deri me datë 15 shtator. Nga data 20 e në vijim do shfaqet vjeshta, do bien temperaturat. Maksimumi 25-26 është temperature. Reshjet do i mungojnë shtatorit.