Nga Shqipëria / E Premte 11 Shtator 2020, 12:12

Genta Ismajli flet për partnerin turk: Për të jam llokum me arra, që në mëngjes më bën...

Prej kohësh tashmë këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli ka konsoliduar lidhjen me biznesmenin turk Hysein Usta. Genta dhe Hysein postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin teksa po bashkëjetojnë në Turqi.

Genta ishte e ftuar sot në "Wake up", në Top Channel ku tregoi se partneri kujdeset shumë për të dhe po e mbështet në karrierën e saj muzikore.

"Që në mëngjes më bën kafen, çdo ditë ma përgatit dhe më shijon më shumë kur ma bën ai kafen", u shpreh Genta.

E pyetur si e thërret partneri me përkëdheli, këngëtarja u përgjigj: "Llokum me arra".