Biznesmeni i njohur dhe shumë i komentuar, Elton Ilirjani i ftuar në "Ftesë në 5", ka rrëfyer se ekziston mundësia që të ndërrojë gjini. Eltoni u shpreh se “pas dy vitesh mund të kthehet në një femër super seksi” dhe do konkurrojë të gjitha vajzat e showbizz-it shqiptar.

Sa i përket pamjes aktuale biznesmeni pranoi se ka bërë vetëm filler tek buzët.

“Nuk kam bërë filler, vetëm tek buzët. E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja. Më mirë të kesh më shumë, se sa më pak. Asnjëherë nuk i dihet, se mund të vij pas dy vitesh një femër super seksi, 1 e 80 e gjatë dhe mund t’i konkurrojë të gjitha gocat e showbizz-it aty dhe mund të jem më tërheqës. Sepse unë jam tërheqës në këtë mënyrë, jo më të ndërhyj me paratë dhe mundësitë që kam", tha Eltoni.








