Ditën e djeshme moderatorja Fjoralba Ponari la të kuptohej se mund ta ketë kaluar Covid-19 duke treguar se në puntatën e parë të “Jeho-së” kishte qenë me temperaturë 39.5.

“Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”, u shpreh Fjoralba, lajm i cili qarkulloi më pas në media.

Pas kësaj deklarate, një ndjekës i shqetësuar e ka pyetur Fjoralbën se pse ka vazhduar të punojë duke rrezikuar kolegët e tjerë.

Fjoralba u shpreh se periudha kur e ka kaluar këtë gjendje ka qenë në janar-shkurt, përpara se të kishte informacione me çfarë po ndodhte.

“Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19", shkruan ndjekësi.
“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë”, është përgjigjur Fjoralba, e cila i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës.



