Reperja e njohur Loredana ishte në qendër të vëmendjes ditën e sotme. Ajo çaktivizoi llogarinë e saj të Instagramit, ku ndiqej nga shumë fansa.

Loredana nuk dha asnjë sqarim, duke shqetësuar publikun me zhdukjen e saj të befasishme. Mirëpo së fundmi ajo ka treguar se po kalon kohë me vogëlushen Hana.

Reperja ka publikuar në Instagramin e së bijës një foto pranë saj. Ato shihen të shtrira pranë njëra-tjetrës dhe shumë të lumtura.






