Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shtator 2020, 21:09

Së bashku në Paris, kush është vajza misterioze me Butrint Imerin

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri është shumë i komentuar rreth jetës së tij private. Megjithatë ai mundohet ta ruajë sa më diskrete dhe nuk ka konfirmuar kurrë ndonjë lidhje.

Butrinti ndodhet aktualisht në Paris dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka publikuar një video ku shfaqet në makinë dhe në sy ka rënë hija e një vajze që po e regjistron.

Nuk dihet se kush mund të jetë vajza misterioze që e ka shoqëruar këngëtarin deri në Paris, por diçka është e sigurt: Fansat po ‘plasin’ nga kurioziteti!