Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Dyshja kanë treguar se gëzojnë një martesë të shëndetshme dhe plot dashuri.

Sot çifti feston përvjetorin e martesës dhe në këtë ditë të veçantë, Marina ka publikuar videon më të ëmbël krah Getit. Dyshja shihen të shtrirë në shtrat, teksa reperi i dhuron moderatores një të puthur në faqe.

“Gëzuar përvjetorin”, ka shkruar Marina krahas videos, të cilën e ka rishpërndarë dhe Geti në profilin e tij.






