Aktorja indiane shumë e dashur për publikun, Sara Khan e njohur nga të gjithë si ‘Sadna’ është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Sara është vetëizoluar në shtëpi. Aktorja ka bërë me dije se fatmirësisht ndihet mirë dhe shpreson të shërohet sa më shpejt.

“Fatkeqësisht sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt", ka shkruar ajo.




