Këtë të enjte këngëtari i njohur Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij të re. Vajza quhet Sindi, është 22 vjeç dhe punon si modele.

Seldi publikoi në rrjete sociale një foto me vajzën në fjalë, në të cilën shfaqeshin duke u puthur. Mirëpo, ndonëse nuk dihej lidhja e tyre, dyshja janë filmuar dhe më parë në momente romantike.

Sindi është modelja në videoklipin e këngës “Nutella”, të publikuar një muaj më parë nga Seldi. Çifti duken shumë të lumtur dhe ka mundësi që kënga të jetë dedikim.






