Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shtator 2020, 17:05

Luana zbulon rubrikën më të re të ‘Shiko kush luan’ dhe pjesë e saj mund të jeni ju

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran me “Shiko kush luan”. Ndryshe nga çdo sezon, ky emision do të vijë me një risi të re.

Luana ka përgatitur një rubrikë kushtuar femrës dhe çdo vajzë me histori frymëzuese mund të bëhet pjesë, mjafton të aplikojë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një statusi në rrjete sociale.

"E ftuara ime speciale kete vit dua te jesh Ti. Eja na frymezo, eja na motivo, eja ti japim bashke ze qenies me te fuqishme ne bote... Femres!!! Te pres", ka shkruar Luana.