E ftuar sot në "ABC e Mëngjesit" ishte modelja Serena Sula, të cilën e kemi parë edhe në filmin "I love Tropoja". Serena shfaqet në skenën kur Ermal Mamaqi dhe Bruno Shllaku shkojnë në kazino.

Modelja ka treguar gjatë intervistës se për ka bërë 6-7 prova për skenën ku duhet të lëpinte tek qafa Brunon.

“Shumë prova kemi bërë atë ditë, 6-7 prova. Unë isha ajo vajza që do isha mes Ermalit dhe Brunos dhe do ja merrja mend te kazinoja Brunos për lekë. Do ta lëpija te qafa dhe e bëra”, tha Serena.

Modelja u shpreh se mund ta shohim sërish në filmin e rradhës të Ermalit.
“Ermali më ka thënë që nëse bëj film tjetër do të jesh ti prap”, përfundoi Serena.
