Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 humbje jete nga Koronavirusi, duke e çuar në 324 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Bëhet fjalë për një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçar nga Tirana, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.
Në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
