Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime dhe janë konfirmuar 156 raste të reja pozitive me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Librazhd dhe Fushë Arrëz, nga 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe dhe Bulqizë, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh dhe Skrapar.
62 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
