Këngëtarja e njohur dhe shumë e komentuar në media, Fjolla Morina ka vendosur t'i bëjë vetes një dhuratë. Fjolla ka blerë një shtëpi luksoze e lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar e lumtur para vilës së saj dhe shprehet se ndihet e bekuar.

“E bekuar në shtëpinë time të re”, ka shkruar Fjolla teksa duket qartë se vila e këngëtares është shumë moderne.

Kujtojmë që Fjolla aktualisht po shijon suksesin e këngës "Kape".





