Ditën e sotme një nga nënat në maternitetin “Koço Gliozheni” ka sjellë në jetë trinjakë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur mjekia gjinekologe Anila Dokle, e cila ka publikuar edhe një video shumë emocionuese.
Në video shfaqen tre vogëlushët teksa qajnë pak çaste pasi kanë ardhur në jetë.
Në postimin e saj në Facebook Dokle shkruan: “Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!!”
