Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shtator 2020, 14:02

Vijnë në jetë trinjakë tek 'Koço Gliozheni', video emocionuese

Ditën e sotme një nga nënat në maternitetin “Koço Gliozheni” ka sjellë në jetë trinjakë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur mjekia gjinekologe Anila Dokle, e cila ka publikuar edhe një video shumë emocionuese. 

Në video shfaqen tre vogëlushët teksa qajnë pak çaste pasi kanë ardhur në jetë.

Në postimin e saj në Facebook Dokle shkruan:  “Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!!”