Këngëtarja Lily Allen dhe aktori David Harbour i kanë dhënë fund beqarisë në Las Vegas. Çifti organizuan një dasmë shumë të veçantë që nga fustani i nuses, i cili nuk ishte ai tradicionali e deri tek ushqimi.

Lily kishte veshur një fustan të shkurtër të Dior të frymëzuar nga vitet ’60. Këngëtarja dhe aktori kanë publikuar fotot e dasmës ku shfaqen duke ngrënë patate të skuqura dhe hamburgerë.

Lajmi i dasmës së çiftit vjen vetëm pak ditë pasi Lily u pa me unazë diamanti në gisht që nxitën thashethemet se ajo është fejuar.



